“Top Arena” përball sërish Mevlanin me Antonelën/ “Kë do të zgjidhje nëse do ktheje kohën pas?”

14/06/2021 09:25

I ftuari i radhës që Antonela intervistoi në Top Arena, ishte Mevlani.

Antonela e nis me humor, kur thotë: “S’më ikën zemra nga ti! As mendja“.

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” lexon një nga pyetjet e publikut: Nëse do të ktheheshe pas në kohë, do të zgjidhje Ledianën apo Antonelën?
Mevlani: Ledianën
Antonela: Sepse do të qëndrosh me të njëjtat fjalë
Mevlani: Nuk e ndërroj…
Antonela: Mos bëj sikur je duke vuajtur për të, se nuk të beson më askush
Mevlani: S’ka lidhje!

Antonela: Ku e mendon jetën tënde tani? Në Milano apo në Milano?
Mevlani: Në Kavajë besoj. Ose në Rrëshen…

Por, edhe pse në karrigen e të intervistuarit, edhe Mevlani kishte një pyetje për moderatoren: Të merr malli ndonjëherë për mua, meqë ra fjala?
Antonela: Më merr!
Mevlani: Mos qesh, se nuk e marr seriozisht
Antonela: Më merr shumë…

Mevlani doli çift me Ledianën, nga “Për’puthen” por shumë shpejt konfirmuan se nuk janë më bashkë. Ndërkohë, me Antonelën ka pasur disa takime romantike në emision dhe afrimiteti i tyre u vu re nga publiku. Vetë Antonela rrëfeu pëlqimin për të, por tashmë thotë se janë thjesht miq të mirë.

FOTO GALERI
2/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA