Pas takimit të G7-ës, liderët botërorë mblidhen për piknik në plazh/ Festa ‘pa kontroll’ zemëron britanikët (Fotot)

14/06/2021 14:56

Liderët botërorë, që u bënë bashkë në Britaninë e Madhe për Samitin e G7-ës, u mblodhën në plazh, për një ‘Barbecue’.

Në një nga plazhet e Cornwall-it, udhëheqësit duken pranë njëri-tjetrit, me pije në dorë, teksa po gatuhej ushqimi. Asnjë nuk e ruan distancën fizike, edhe pse në Angli janë në fuqi masa të rrepta për grumbullimet. Fotot kanë nxitur zemër te popullsia, që e ka të ndaluar të organizojë festa, për shkak të kufizimeve anti Covid, që nuk lejon më shumë se 30 persona bashkë.

Dasmat gjithashtu janë të kufizuara në vetëm 30 të ftuar, megjithëse është diskutuar se masat mund të ndryshojnë. Por shqetësimet mbi variantin indian të virusit i kanë shtyrë ministrat të rivlerësojnë masat.

FOTO GALERI
2/5
Presidenti i SHBA Joe Biden, kryeministri britanik Boris Johnson dhe udhëheqës të tjerë botërorë bashkë me bashkëshortët

Top Channel