Vjedhje, kanabis dhe drejtim mjeti pa leje përkatëse, pranga katër të rinjve në Tiranë

13/06/2021 10:14
Foto ilustruese

Policia e Tiranës vijon me aksionet e saj policore dhe në 24 orët e fundit ka arrestuar në flagrancë katër të rinj, për vepra të ndryshme penale.

U vu nën pranga shtetasi J. H., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit në mjetin të cilin e drejtonte pa lejen përkatëse, policia gjeti dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Po ashtu, u arrestua shtetasi O. B., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. S., 29 vjeç, pasi ka vjedhur biçikletën e shtetasit L. T. Gjithashtu ky shtetas dyshohet si autor i disa vjedhjeve të tjera në Qarkun e Tiranës.

Rrugorja e Tiranës bëri të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit G. M., 36 vjeç, i cili u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA