Një person është gjetur i mbytur në rezervuarin e Gjançit  në Korçë.

Trupi i pajetë i një burri është gjetur mbi sipërfaqen e ujit paraditen e sotme nga banorët e zonës. Policia deri në këto momente nuk ka bërë me dije emrin e tij pasi edhe për grupin hetimor është i paidentifikuar.

Policia po heton për shkaqet e mbytjes ndërkohë që ka një perimetër të gjerë sigurie. Deri tani policia nuk ka bërë me dije nëse në trupin e personit të gjetur të mbytur në ujërat e Rezervuarit të Gjançit janë konstatuar shenja dhune apo elementë të tjerë. Ajo çfarë dihet është se në vendin e ngjarjes krahas grupit të hetimit dhe ekspertëve të kriminalistikës kanë qenë edhe mjekët ligjorë.

Për identifikimin e të mbyturit policia e juglindjes ka kërkuar edhe ndihmën e banorëve të zonës por deri tani edhe ata e kanë pasur të pamundur identifikimin e tij çka edhe për policinë hedh dyshime që të mos jetë banor i fshatrave të Njësisë Administrative Vithkuq.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 13.06.2021, rreth orës 11:13, në rezervuarin e Gjançit, në Korçë, është konstatuar i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon puna për identifikimin e trupit të pajetë si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA