Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj nga Kongresi i PS, ku ka folur për vizionin ‘’Shqipëria 2030’’ përmendi dy dosjet e rëndësishme si ‘’Gërdeci’’ dhe ‘’21 janari’’, që me drejtësinë e re tha ajo do i shkohet deri në fund të dyjave.

Gjonaj tha se drejtësia e vjetër po shembet, dhe po krijohet drejtësia e re rezultatet e para të së cilës janë të prekshme.

‘’Po shembim drejtësinë e vjetër, dhe po ngremë drejtësinë e re, barazi para ligjit, shpresë dhe besim për qytetarët. Reforma në Drejtësi është realitet. Të gjithë e vlerësojnë pavarësinë reale që i kemi dhënë drejtësisë së re, pastrimin e sistemit nga gjyqtarë e prokurorë të korruptuar e të paaftë. Mbështetjen për institucionet e reja të drejtësisë, për ti bërë funksionale e efiçiente.

Koha të tregojnë përgjegjshmëri e integritet, besim tek qytetarët përmes rezultateve pozitive.

Arritjet e para kanë filluar të jenë të prekshme. Lajmet e periudhës së fundit janë inkurajuese, tregojnë se drejtësia vonon, por nuk harron. Çështje të harruara si Gërdeci, 21 janari, janë rikthyer dhe do u çohet deri në fund.

Simbolet e pandëshkueshmërisë, miti, po marrin një goditje dhe po çohet në një mentalitet të ri të funksionimit të drejtësisë dhe shtetit. Fillimi i një rruge të re.

Ëndrra jonë europiane nuk kuptohet pa drejtësi europiane. Do të vijojmë të mbështesim rritjen e transparencës, do të promovojmë drejtësinë alternative dhe të garantojmë drejtësi sociale.

Çdo qytetari në pamundësi do ketë avokat falas nga shteti. Do të kemi një qeverisje bashkëpunuese dhe miqësore me qytetarët. Kemi ndërtuar bazat për më shumë ndërveprime nëpërmjet platformave eficente online, me qëllim shkurtimin e stacioneve në marrjen e çdo shërbimi.

Do të eleminojë korrupsionin e sporteleve dhe procedurave burokratike. Po punojmë për ta çuar në nivel të ri platformën e bashkëqeverisjes. Çdo punonjës shteti të jetë në marrëdhënie detyruese për të kthyer përgjigje e dhënë shërbimin qytetarit.

Do ta çojmë deri në fund, dhe gjatë kësaj dekade do të mbyllim çdo çështje që lidhet me titujt e pronësisë, duke mbyllur problemin e pronave. Shqipëria e 2030 të jetë një vend më i drejtë për të gjithë ne, që ofron shpresë e besim për të gjithë, e veçanërisht për të rinjtë.’’– tha Gjonaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA