Punonjësit e televizionit vjedhin dhjetra piktura nga zyrat e RAI në Itali (fotot)

11/06/2021 20:06

Vepra të çmuara arti janë vjedhur ssitematikisht nga zyrat e televizionit shtetëror italian Rai, për t’u zëvendësuar me të rreme, tha sot policia vendase.

“Punonjës të pandershëm” kanë vjedhur dhjetra piktura, disa prej të cilave që prej viteve 1970-të, në atë që e përditshmja vendase Il Messaggero përshkruante si “shkarkimi i  Rai-t”.

Veprat ishin marrë nga selia e transmetuesit në Romë dhe në qytete të tjera, mes të cilave piktura origjinale nga artisti Renato Guttuso gravura nga Claude Monet e Amedeo Modigliani.

Aksidentalisht shefat e Rai zbuluan vjedhjen e veprave të artit disa muaj më parë, kur një pikturë ra nga muri në selinë kryesore të Rai, dhe prej kornizës së thyer u zbulua se ishte vetëm një kopje e pikturës origjinale Architettura, nga Ottone Rosai.

Policia italiane identifikoi shpejt vjedhësin, i cili pranoi se kishte shitur pikturën për 25 milionë lira në vitet 1980. Autori nuk do të përballet me drejtësinë prej statutit që kufizon kohën kur ka ndodhur krimi.

Rai më pas nisi të kontrollonte katalogët e veprave që mbante në muret e zyrave dhe zbuloi se mungonin 120 punime origjinale, duke përfshirë statuja bronzi e floriri nga skulptori Francesco Messina. Policia beson se shumica e vjedhjeve janë kryer prej viteve 1996, kur Rai mbajti një ekzibicion të veprave të tij në qytetin puliez Lecce.

Autoritetet thanë se “punonjës të pandershëm” janë përgjegjës për vjedhjet.

“Ato ishin vepra me vlerë që thjesht rrinin të varura në korridoret apo dhomat e ndërtesave të Rai-t, pa sisteme alarmi, kështu që çdokush që kalonte aty mund t’i merrte”, tha gazetari Giuseppe Scarpa, që kreu investigimin.

FOTO GALERI
2/4
Vepra te Guttuso, Monet, De Chirico, te vjedhura nga redaksite

Top Channel