Italia shpreson te Ciro Immoble për Euro 2020, sulmuesi mendjen te gruaja që habit me fotot

11/06/2021 21:47

Sulmuesi i Lazio-s Ciro Immobile do të duhet të mbajë sytë dhe mendjen larg gruas së tij joshëse, teksa udhëheq kombëtaren e Italisë drejt suksesit në kampionatin evropian të futbollit Euro 2020.

31 vjeçari pritet të jetë shpresa e skuadrës në Evropë pas sezonit të shkëlqyer me Lazion ku shënoi 25 gola në të gjithë kompeticionet.

Por saktësia e tij para portës do të vihet sërish në provë nëse Italia dëshiron të fitojë trofeun që nuk e ka parë prej vitit 1968.

Me sa duket sulmuesi do të ndjejë mungesën e gruas së tij Jessica Melena, e cila e përmendte në komentin e një fotoje të postuar në Instagram.

30-vjeçarja ‘e nxehtë’ Jessica, kishte postuar një foto joshëse me të brendshme të kuqe dhe taka të larta të bardha, duke komentuar “Bëj një pozë”, me të cilën kishte marrë mijëra pëlqime nga ndjekësit e saj të devotshëm, si dhe një koment nga burri futbollist Immobile.

Ciro kishte vendosur një ‘emoji’ në formë zemre, duke reklamuar dashurinë me vajzën që ka njohur në 2012, qe kur luante me Pescara.

Romanca e tyre duket se i ka rezistuar kohës.

“Ditën e tretë pasi u njohën ai më tha se unë do të isha nëna e fëmijëve të tij”, ka thënë më parë Jessica për mediat italiane.

“Mendoja se ishte diçka e ekzagjeruar, por ai e mbajti premtimin”, shtonte ajo.

Sipas premtimit të mbajtur, çifti tani kanë tre fëmijë, bijat  Michela e Giorgia, dhe djalin Mattia. Sulmuesi tashme kërkon lavdi në Euro 2020 jo vetëm për vendin por dhe për familjen e tij.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA