Shpërthimi i një municioni të mbetur nga sulmet izraelite, humb jetën tragjikisht një fëmijë në Gaza

10/06/2021 16:48

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Gaza, ku një fëmijë vetëm nëntë vjeç humbi jetën pasi një municion i pashpërthyer, i mbetur nga sulmet izraelite, shpërtheu në Rripin e bllokuar të Gazës.

Sipas informacioneve që mediat e huaja japin, dy palestinezë, përfshirë një fëmijë, u plagosën kur një ‘objekt i dyshimtë’ shpërtheu natën e kaluar.

Trupi i fëmijës palestinez u varros në Varrezën Lindore pas namazit të xhenazes.

Sulmet e nisura nga Izraeli në Rripin e rrethuar të Gazës më 10 maj përfunduan më 21 maj, pas një armëpushimi të arritur me Hamasin.

Në sulmet izraelite në Gaza jetën humbën 254 palestinezë, përfshirë 66 fëmijë dhe 39 gra, kurse 1.948 u plagosën dhe mijëra ndërtesa u shkatërruan plotësisht ose u sollën në gjendje të papërdorshme.

Top Channel