Shembet ndërtesa pesëkatëshe në Korenë e Jugut, humbin jetën nëntë persona (Pamjet rrëqethëse)

10/06/2021 17:10

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Korenë e Jugut, ku humbën jetën nëntë persona pas shembjes së një ndërtese pesëkatëshe.

Ngjarja ndodhi në jug të Koresë së Jugut, teksa një drejtues automjeti ka regjistruar momentin kur ndërtesa shembet dhe vendi mbulohet nga një re e madhe pluhuri.

Copat e mëdha të betonit ranë mbi një autobus që po lëvizte aty pranë, brenda të cilit udhëton 17 pasagjerë, ndërsa për 9 prej tyre do të ishte udhëtimi i fundit!

Ekipet e emergjencës arritën të shpëtojnë 8 persona, të cilët kanë pësuar dëmtime të rënda, ndërsa gjetën edhe kufomat e nëntë të tjerëve, të cilët nuk mundën ti mbijetonin plagëve të marra.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel