Për të parën herë në histori, ushtria amerikane arriti të realizojë furnizimin në ajër, të një avioni luftarak të saj, nga një dron.

Bashkëpunimi me Boeing për këtë nismë, rezultoi një sukses: misioni tregoi se një avion cisternë pa pilot mund të kryente me sukses rimbushjen në ajër me karburant, duke lejuar kështu që të rritet ndjeshëm aftësia e avionëve luftarakë për të qëndruar në fluturim. Gjatë testit, një Super Hornet iu afrua dronit MQ-25 T1 të prodhuar nga Boeing.

Qëllimi i kësaj prove ishte të shihej sa mund të realizohej një fluturim i qëndrueshëm kaq pranë avionëve. MQ 25-sa kontrollohej nga një ekip në tokë. Super Hornet u afrua në distancën e parashikuar dhe gjithçka shkoi mirë, duke rezultuar me lidhjen që siguroi furnizimin e kryer për të parën herë në kushte të tilla.

Fillimisht testi u krye pa kalim karburanti, vetëm për të parë nëse ishte e sigurt të realizohej diçka e tillë, dhe më pas erdhi prova e vërtetë. E gjithë kjo ndodhi në mbi 3000 metra lartësi, kur mjetet po fluturonin me një shpejtësi të kontrolluar.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA