Kryeministri Edi Rama e ka quajtur Bashkimin Europian ‘traun’ ku Shqipëria, apo Ballkani Perëndimor ka lidhur fijet për të vazhduar ‘tezgjahun’.

Në konferencën e përbashkët që mbajti me eurokomisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi, Rama tha se që BE të na pranojë na takon ne që të shkojmë me standarde, me vlera, parime dhe sistemin që funksionon.

Rama: E shihni atë traun atje, ai trau ku kemi lidhur fijet ne është BE. Ne jemi këtu vazhdojmë tezgjahun tonë pak nga pak. Fijet janë lidhur, por është gjithë kjo rrugë për t’u bërë dhe çfarë do të bëjnë ato që kanë lidhur fijet atje po t’ju shkojmë ne me standarde me vlera, parime dhe sistemin që funksionon mbaroi puna, por na takon ne.

Kështu që kini besim që jemi në rrugën e duhur dhe në këtë rrugë jemi me fat se ajo që ka ndryshuar në historinë tonë mes shekujve para që të shfaqej BE dhe pasi u shfaq, është vetë BE, që na ka dhënë mundësinë që të kemi traun për të lidhur fijet se ishim me fije.

FOTO GALERI
3/10

Top Channel