NASA e shqetësuar, heton një shpërthim të Diellit që “s’kishte ndodhur kurrë më parë” 

09/06/2021 12:24

NASA e ka quajtur: Rosetta Stone diellore, një lëmsh i zjarrtë përvëlues që del nga Dieli ynë, një shpërthim dramatik siç e përshkruan mediat e huaja, i pari i  këtij lloji që raportohet.

Ylli i vetëm i sistemit tonë diellor patjetër ka shpërthimet e saj, por ky është i vecantë dhe ka tërhequr të gjithë vëmendjen e studiuesve, të cilët duan të dijnë se çfarë ndikimi mund të kenë episode të tilla tek astronautët në hapësirë apo teknologjia në Tokë.

Për ta kuptuar më mirë atë që po ndodh, ekspertet do të krijojnë modele kompjuterike të këtij shpërthimi. Kjo mund të na ndihmojë të përgatitemi më mirë për të reaguar ndaj “humorit” të Diellit tonë si në kozmos, ashtu edhe këtu në tokë, thotë Emily Mason e Nasa-s e cila shprehet se ka tregues që dëshmojnë se të gjithë shpërthimet e diellit shkaktohen nga një mekanizëm i njëjtë, vetëm se janë në shkallë të ndryshme.

Dielli dhe yjet janë krijuar si pasojë e procesit të bashkimit të bërthamave. Reaksionet termobërthamore lejojnë kryerjen e shpërthimeve masive, mijëra herë më të fuqishme se bomba atomike.

Top Channel