“Unë nuk e gjuaj shtëpinë time socialiste me gurë”/ Veliaj: Refuzoj haluçinacionet bolshevike që unë kam organizuar protestat, ja e vërteta e takimit me Toni Gogun në burg
Në Parlament po zhvillohet seanca për shkarkimin e Metës, e mesa duket kjo gjë nuk po e shqetëson aspak Presidentin, i cili shfaqet i lumtur dhe i buzëqeshur në aktivitetin që po mbahet në ambientet e Presidencës.
Ky i fundit duket sikur të jetë ‘duke festuar’ këtë ditë historike për të, ndërsa ftoi në Presidencë ansamblin folklorik të Dibrës për të kënduar e kërcyer.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Meta shprehet shumë i lumtur që një ditë të bukur pranvere të mikpresi ansamblin folklorik.
“Jam shumë i lumtur, që në këtë ditë kaq të bukur pranvere, të mikpres në Institucionin e Presidentit të Republikës, Ansamblin Folklorik të Dibrës “Haziz Ndreu”, që me aq përkushtim u transmeton brezave, traditat folklorike të një treve të shquar atdhetare. Dibranët janë shembull frymëzues i pasionit për mbrojtjen dhe promovimin e vlerave kulturore kombëtare”, shkruan Meta.
Në këtë aktivitet, Meta nderoi me tituj edhe disa nga personalitetet e shquara të këtij Ansambli.
Top Channel