VIDEO/ “Poshtë Macronia”, momenti kur qytetari qëllon me shpullë në fytyrë Presidentin francez

08/06/2021 15:31

Policia ka arrestuar dy persona, pasi presidenti francez u qëllua me shuplakë në fytyrë nga një burrë në një turmë që ishte mbledhur, ndërsa Macrone bënte një ecje në Drome të Francës.

Një videon që është bërë tashmë virale duket se një  burrë me bluzë jeshile të veshur me syze dhe një maskë në fytyrë për mbrojtjen nga Covid, dëgjohet teksa thërret “poshtë Macronia!” dhe më pas e gjuan në fytyrë.

Roja i sigurisë së Presidentit ndërhyri shpejt për të kapur  protestuesin dhe për ta dërguar në një distancë larg Macron për momentin, e më pas në komisariat.

Incidenti ndodhi ndërsa Macron vizitoi rajonin juglindor për t’u takuar me studentë e për të folur se si jeta po kthehet në normalitet ndërsa janë pranë lehtësimit të bllokimit të vendit nga Covid 19.

Top Channel