Qindra të arrestuar nga operacioni global, si i joshi FBI kriminelët e i futi në kurth

08/06/2021 13:09

Kufiri i ri i luftës kundër krimit kalon përmes teknologjisë: policia federale australiane njoftoi se qindra persona të përfshrië në aktivitete kriminale anekënd globit janë vënë në pranga në vazhdën e një operacioni trevjeçar, i konceptuar bashkërisht nga Australia dhe FBI-ja amerikane.

Kurthi që Byroja Federale e hetimit u ngriti atyre ishte pikërisht një aplikacion të sigurt për mesazhe, ANOM. Ky aplikacion është shpërndarë mes kriminelëve, duke i mundësuar policisë t’i monitorojë bisedat e tyre pa dijeninë e tyre. falë tij, agjencitë e zbatimit të ligjit kanë mundur të kryejnë prangosjet në 18 vende.

Të arrestuarit përfshijnë të dyshuar që lidhen me mafian dhe grupet e organizuara kriminale.Drogë, armë dhe para janë konfiskuar gjithashtu. Australia njoftoi se ne total kanë mundur të veprojnë në kohë kundër 20 “kërcënimeve për vrasje”, duke shpëtuar kështu me shumë gjasë jetën e “një numri të konsiderueshëm të qytetarëve të pafajshëm”.

Kryeministri Australian Scott Morrison deklaroi se operacioni ka goditur bandat kriminale në të gjithë globin. Zelanda e Re, e cila ndaloi 35 persona, e cilësoi operacionin si “aksionin më të sofistikuar në botë kundër krimit të organizuar”. FBI dhe agjencia evropiane e policisë Europol njoftuan se ne total nga ky operacion masiv janw ndaluar rreth 800 persona.

Top Channel