Ditën e sotme, Gjykata ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për babë e bijë, Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj, pasi akuzohen për vrasjen e ish-dhëndrit Kudret Saliaj.
Para trupit Gjykues ku u shfaq kokë ulur e sy nxirë, autori Mexhit Picari ka shfaqur pendesë, si dhe i kërkon familje nipit dhe mbesave që i la pa baba.
Sa për pistën se vajza e tij është bashkëpunëtore në këtë vrasje, ndodhur disa ditë më parë në afërsi të Gjykatës, Picari ka thënë se vajza e tij nuk ka dijeni dhe se pistoletën e kishte pasur vetë në brez e nuk e kishte marrë nga çanta e saj.
“Kërkoj ndjesë publikisht për çfarë kam bërë edhe falje. Të më falin nipërit dhe mbesat i kërkoj falje edhe vajzës qe i vrava burrin. Dhurata s’ka patur dijeni. Pistoletën e kisha në brez dhe se mora në çantën e gocës”, tha Mexhit Picari.
Po ashtu edhe Dhurata Saliaj ka thënë se nuk kishte dijeni për vrasjen që do bënte babai i saj, pasi do ta kishte ndaluar.
“Atë ditë isha për në Gjykatë. Se dija që babi do bënte vrasje s’do e lejoja kurrë. Kudreti ishte babai i fëmijëve të mi e s’do e lejoja. Kërkoj mëshirë nga Gjykata, kam tre fëmijë për të rritur”, tha Dhurata Saliaj.
Top Channel