Detajet/ Aksident gjatë një operacioni antidrogë në Korçë, plagosen dy policë. Njëri prej tyre niset drejt Tiranës
Në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar është vënë Evis Berberi, duke zëvendësuar kështu Ergys Verdhon.
Më herët Berberi ka qenë drejtor i Agjencisë së Eficiencës së Energjisë si dhe koordinator i projektit për punimet që u zhvilluan në Spitalin e Ri Rajonal Memorial në Fier.
Verdho është emëruar te KESH, pasi drejtuesi i deri tanishëm Benet Beci fitoi mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit 2021, në siglën e PS.
Burime nga Ministria e Infrastrukturës bëjnë me dije se pas një periudhe të vështirë në ‘Albcontrol’, për shkak të protestës së kontrollorëve që bllokuan trafikun ajror, në krye të këtij institucioni është emëruar ish-zëvendësministri, Hantin Bonati. Ky institucion është drejtuar deri më tani nga Mina Kusta që u emërua në këtë post në 2019.
Top Channel