Gjermania “riatdheson” kanaçet e birrës nga Afganistani

08/06/2021 13:18

Nga Afganistani nuk po tërhiqen vetëm trupat ushtarake; Bundesëheri gjerman po organizimin edhe rikthimin e 65,000 kanaçeve me 22.500 litra birrë si dhe 340 shishe vere të pakonsumuara.

Lajmin e përcjell revista “Der Spiegel”  e cila sqaron se për arsye sigurie nga rreziku i sulmeve të armatosura komandanti i trupave gjermane, Ansgar Meyer, ua ndaloi ushtarëve gjermanë pirjen e alkoolit gjatë fazës së fundit të tërheqjes nga Afganistani. Po ashtu ushtrisë gjermane nuk iu lejua t’ua shiste alkoolin trupave lokale për arsye ligjore dhe fetare.

Bundesëehri gjerman si dhe të gjitha forcat e tjera të armatosura të vendeve të NATO-s pritet të largohen nga Afganistani deri më 11 shtator të këtij viti. Gjermania kishte në Afganistan kontigjentin e dytë më të madh ushtarak pas SHBA-së. Misioni në Afganistan ishte operacioni më i kushtueshëm dhe më i madh në historinë e Bundeswehr-it.

Në muajin prill, presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se të gjithë forcat e vendit të tij do të largohen nga ky shtet në muajin shtator dhe aleatët e Nato-s mund të ndjekin shpejt shembullin e tyre. që prej atëherë, ka pasur një hov të ri të dhunës në Afganistan, për të cilën qeveria vendase fajëson talebanët që deri tani nuk i janë përmbajtur shumë angazhimeve të tyre për paqe.

Top Channel