Zjarret vijojnë në disa qarqe, 9 vatra aktive/ Ndërhyrje intensive në Dajt dhe Gurë-Lurë, 285 forca dhe 4 mjete ajrore në terren 15/08 14:30
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga takimi me homologun e tij hungarez, Viktor Orbán dhe delegacionet përkatëse.
Në një postim në facebook, Rama shkruan se gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë.
“Budapest – Një ditë e veçantë pune me kryeministrin Viktor Orbán dhe delegacionet përkatëse, mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur”, shkruan Rama.
Top Channel