Emmanuel Macron reagon për herë të parë pas shuplakës në publik

08/06/2021 22:42

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se incidenti i sotëm në të cilin ai u qëllua me një shuplakë është një ngjarje e izoluar.

“Ne duhet ta vëmë këtë incident në perspektivë, kjo është një ngjarje e izoluar”,  tha Macron për të përditshmen franceze lokale “Dauphin Libre”, pasi u godit me shuplakë ndërsa ecte dhe shtrëngonte duart me qytetarët në juglindje të Francës, raporton Reuters.

“Ne nuk duhet të lejojmë që njerëzit ultra të dhunshëm të marrin përsipër debate publike, ata nuk e meritojnë atë” tha presidenti francez.

 

 

 

Top Channel