Bashkëshorti me probleme nga alkooli vret gruan me sëpatë dhe më pas veten. Fëmijët i gjejnë pa jetë

08/06/2021 15:05

Në Dragostunjë të Librazhdit u hapën dyert e mortit për vdekjen e Qemal Bicit, 59 vjeçari i cili vari veten pasi vrau me sëpatë bashkëshorten e tij Lumturie Bici 50 vjeçe.

Nga banesa e vrasësit nuk dëgjohet vaj, por vetëm heshtje, ndërsa Lumturie Bici është përcjellë për në banesën e fundit në shtëpinë e prindërve të saj në Librazhd Katund.

Të afërm e fqinj pranojnë se çifti ka pasur probleme, por askush nuk mund ta besonte se do të arrinin deri në ekstrem.

Qemal Bici e vrau bashkëshorten me sëpatë mbrëmjen e së hënës ndërsa më pas u vetëvar në pemë. Çifti prej kohësh kishte probleme me dhunën pasi 59 vjeçari abuzonte me alkoolin. Ata ishin prindër të 4 fëmijëve në moshë madhore, dy djem e dy vajza.

Vrasja e Lumturie Bicit vjen vetëm 1 muaj pas vrasjes së Luljeta Buzos në dyert e gjykatës nga bashkëshorti i saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA