Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme
Detaje të reja kanë dalë në dritë pas grabitjes së dhunshme në Glyka Nera, ku dhe humbi jetën 20-vjeçarja Karolinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e 11 majit.
Sipas raportimeve të fundit, burri i Caroline-it, duket se e ka njohur gjuhën, pasi dhe ka dëgjuar autorët duke folur mes njeri-tjetrit shqip.
“Piloti 33-vjeçar, Babis Anagnostopoulos, natën e 11 majit ishte i lidhur dhe ka parë shumë pak gjëra, por ai dëgjoi disa fjalë të shkëmbyera nga të huajt që vranë gruan e tij dhe e kërcënuan atë dhe fëmijën”, shkruajnë mediet greke.
Policia e vuri atë në një lloj ekzaminimi akustik të gjuhëve të ndryshme, duke ndihmuar kështu në drejtimin e hetimeve të tyre. Piloti 33-vjeçar dëgjoi fjalë të ndryshme në gjuhën shqipe dhe gjeorgjiane, madje edhe në dialektet rome, me informacionin që thoshte se ato që dëgjoi përputheshin me fjalorin shqip.
Hetimet e vrasjeve, me gjithë vrasjet e fundit, vazhdojnë me një ritëm intensiv, por hetimi i grabitjes dhe më pas vrasjen e të resë në Glyka Nera mbetet përparësi e Autoriteteve.
Top Channel