Angli/ Fitoi lotarinë 400 mijë paundë, vdes papritur 23 vjeçari

07/06/2021 15:47

Një prej fituesve më të rinj të Lotarisë Kombëtare në Britani, Callum Fitzpatrick ka ndërruar jetë papritur në moshën 23 vjecare.

Callum fitoi cmimin prej 390 mijë paundësh kur ishte vetëm 16 vjec, një shumë parash kjo që do t`i ndryshonte jetën të riut i cili asokohe punonte në marketin e vogël të prindërve të tij. Nje tifoz i çmendur i Manchester United, i riu kur mbushi 17 vjec pat thënë se do të blinte një makinë që të shkonte ta shikonte ekipin e tij të zemrës duke luajtur në Old Trafford.

Një zëdhënës i ekipit të tij lokal të futbollit, Ballymartin GAC tha sakaq se klubi ishte i shokuar dhe i dëshpëruar nga humbja tragjike e 23 vjecarit. “Na u thye zemra”, u shpreh ai. I riu që jetonte në Belfast ka ndërruar jetë në rrethana të cilat ende nuk janë zbardhur për mediat. Ai la pas babain, nënën dhe tre motrat. Miqtë e vet e përshkruan 23 vjecarin si një njeri “të mrekullueshëm” dhe me shpirt të madh. Callum sapo ishte diplomuar për inxhinieri në Universitetin e Ulsterit.

Top Channel