Përmbytje masive në Francë, uji rrëmben makinat në rrugë

06/06/2021 00:59

Brenda pak minutash, në Reims të Francës qielli zbrazi shiun e dy muajve, duke shkaktuar përmbytje nëpër rrugë që i zunë në befasi banorët e qytetit.

Bodrumet e katet e para të disa ndërtesave u mbuluan nga uji, vërshimi i të cilit i bëri rrugët të pakalueshme, duke rrezikuar dhe makinat e parkuara.

6 rajone në jug të Francës janë vendosur në alarm të kuq nga kushtet atmosferike për shkak të rrezikut të përmbytjeve, ndërsa shkollat janë mbyllur.
Stuhitë dhe përmbytjet në Europë detyruan një numër rekord njerëzish vitin e kaluar, 126.000 që të zhvendoseshin nga shtëpitë e tyre.

Mjaftuan vetëm 5 stuhi të fuqishme për të shpërngulur 6.200 vetë në 9 vende, dyfishi i mesatares vjetore të dekadës së fundit thotë Qendra e Monitorimit të Zhvendosjeve, IDMC. Sipas saj, për të dytin vit me radhë zhvendosjet nga fatkeqësitë natyrore dhe moti ekstrem. shpërngulën tre herë më shumë njerëz sesa luftëra dhe konfliktet gjatë 2020-tës në mbarë botën.

Top Channel