Itali, rrebesh grushtesh mbi gruan pse bëri pazarin-7 vjeçari “denoncon” të atin

05/06/2021 20:45

Mjaftonte shkaku më i vogël që një 33 vjeçar në Foggia të Italisë të lëshonte një breshëri grushtesh mbi bashkëshorten e tij.

Ajo që e acaroi së fundi, ishte se gruaja it ha që donte të dilte për të bërë pazarin së bashku me fëmijët, 4 dhe 7 vjec dhe me nënën e saj. Kaq mjaftoi që të makthi i goditjeve, njëra nga të cilat i cau buzën.

Dhuna vazhdonte prej vitesh, por tani më fund, gruaja u bind ta denonconte, dhe kjo falë 7 vjeç i cili madje është përpjekur të ndërhyjë për të ndaluar babain e tij të dhunshëm.

“Mami denoncoje, babi është i keq”, ishin fjalët e fëmijës së mitur, që pavarësisht moshës së brishtë, u soll si i rritur duke e nxitur të ëmën të shkonte në polici. Falë reagimit të saj, karabinierët mundën të ndërhyjnë dhe e prangosën 33 vjeçarin me akuzën e dhunës në familje.

Top Channel