Reshat Radhima, i sjellë në Shqipëri në vitin 2019 për llogari të dosjes së bujshme Habilaj, është shpallur fajtor dhe është dënuar me 8 vite burg. Radhima akuzohet për kryerjen e veprave penale “Kultivim i bimëve narkotike kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”.

Në dokumentin e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha thuhet se ai do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme dhe dënimi i tij do të llogaritet që nga koha e arrestimit në 17.04.2019.

Mësohet se gjyqtarë të kësaj çështje kanë qenë Genti Dokollari, Manjola Xhaxho dhe Ornela Naqellari.

Për gazetaren Anila Hoxha në nëntor të vitit 2020, Reshat Radhima bëri publik rrëfimin për kohën e hashashit, ndërsa hodhi edhe tezën se çështja e tij po zvarritej nga autoritetet.

Reshat Radhima: U gjenda krejt rastësisht, nuk e di isha me një polic, shkuam ne parcelat e hashashit, marijuana këtej, marijuana andej, ngado marijuana.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA