Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi “Nëse do të ishte këtu përpara meje sot, do t’i thoja faleminderit. Faleminderit që na mësove çfarë është e mira dhe altruizmi”- djali i Teresa Scavelli, dadoja e cila vdiq për të mbrojtur dy vajzat që kishte nën kujdes, ka folur për mediat për herë të parë.
Ai tregoi foton e fundit që kishin shkrepur bashkë, duke thënë se ishin të lumtur. 46-vjeçarja punonte në Zvicër. Ajo ishte kthyer në një nënë të dytë për vajzat, më e vogla nga të cilat, vetëm 6 vjeç.
Po i priste në dritare që të kthehej nga shkolla, por vuri re se një burrë i ishte vënë pas. Zbriti me shpejtësi që t’i priste dhe i mbulon me trupin e saj, kur 22-vjeçari i identifikuar më vonë si Steve, kërkon t’i sulmojë. Ajo lufton por nuk arrin ta ndalojë; i riu me probleme psikiatrike dhe abuzimi me drogën e alkoolit ngjitet lart në shtëpi.
Teresa e ndjek pas e merr një tigan për ta goditur, megjithatë ai është më i fortë dhe e qëllon me dhjetëra herë. Nuk ndalon as kur mbërrin policia e cila e ekzekuton në vend. Giuseppe rrëfen se shteti italian dhe presidenti, Sergioa Mattarela përgatitën për të Kryqin e madh të Kujtesës, por Zvicra heshti e nuk bëri as edhe një gjest të vetëm për ta nderuar.
“Ai i saj ishte një gjest heroik, vuri jetën e vajzave përpara të sajës. Ky ishte mësimi më i vyer që na dha: dashuria e pakushtëzuar për të tjerët”, thotë 32-vjeçari.
Top Channel