I dënuar me vdekje se është kundër regjimit “Lukashenko”/ Gazetari bjellorus shfaqet në televizion: Shpresoj që një ditë të martohem…

04/06/2021 09:37

Gazetari opozitar bjellorus, Roman Protasevich është shfaqur përsëri në televizionin shtetërore, i përlotur dhe me pranga në duar nga ku pranuar fajësinë e tij për protestat masive kundër presidentit, Aleksander Lukashenko.

Intervista e Protasevich, në të cilën ka lavdëruar regjimin e Lukashenokos, u zhvillua 10 ditë pasi, avioni i nisur nga Athina drejt Lituanisë, u ndalua me urgjencë në Minsk pas alarmit të rremë për bombë dhe arrestimit të gazetarit.

“Unë e pranoj hapur se isha një nga njerëzit që bëra thirrje për të dalë në protesta në gusht të vitit te kaluar. Sapo u prezantova me akuzat, deklarova fajësinë menjëherë.”, tha Portasevich.

Ai po mbahet në burg, nën akuzat e terrorizmit dhe nxitjes së trazirave anti-qeveritare.

Gjatë intervistës, gazetari opozitar bjellorus, pranoi përpjekjet e tij të vazhdueshme për të rrëzuar Lukashenkon dhe se tani ka filluar të kuptojë se ai po bënte gjënë e duhur dhe se e respekton diktatorin.

Ne fund të intervistës, ai shpërtheu në lot dhe tha se nuk do të merret asnjëherë më me politik dhe se një ditë shpresonte që të martohej dhe të kishte fëmijë.

“Unë kam rimenduar shumë gjëra për veten time. Nuk dua kurrë të përfshihem më në politikë, në ndonjë lojë të ndyrë dhe përballje përsëri. Unë shpresoj që të mund të korrigjoj gjithçka dhe të bëj një jetë të zakonshme paqësore, të kem një familje dhe një fëmijë”, tha ai.

Deklaratat e tij të djeshme, në të cilat pranon fajësinë dhe mbështet regjimin e diktatorit Lukashenko kanë shokuar, familjarët, dashamirësit dhe mbështetësit të cilët refuzojnë të besojnë se ato kanë qenë fjalë të deklaruara në vullnetin e tij të lirë.

“Unë e njoh djalin tim shumë mirë dhe besoj se ai kurrë nuk do të thoshte gjëra të tilla. Ata e thyen dhe e detyruan të thoshte atë që duhej,” tha ai babai i tij, pasi intervista u bë publike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA