Pasi u shfaq duke puthur në buzë të dashurin dhe një aktore, Rita Ora fotografohet e qeshur rrugëve të Los Angeles (FOTO)

03/06/2021 16:32

Rita Ora, është shfaqur për herë të parë në publik pasi u fotografua në momente intime me regjisorin, Taika Waititi dhe aktoren, Tessa Thompson.

Në imazhet e publikuara nga mediat e huaja treshja dukej shumë e afërt, pasi shkëmbenin me njëri-tjetrin puthje në buzë dhe përqafime.

Së fundmi, këngëtarja është fotografuar në Los Angeles më veshje sportive ngjyrë të verdhë, që i tregonin format trupore dhe muskujt e tonifikuar të barkut, teksa shfaqet e qeshur dhe e lumtur, sikur asnjë lajm nuk është shkruar për të.

Kujtojmë, se Rita Ora dhe regjisori dolën publikisht si çift në fund të prillit pasi u paraqitën në premierën e “RuPaul’s Drag Race Down Under”.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel