Zv ministri i Drejtësisë Klajdi Karameta në Breaking në Top News foli për rastin e gjyqtares Enkeleda Kapedani e cila po hetohet nga ILD pas publikimit të videove të saj duke sfiluar korridoreve të gjykatës.
Karamata tha se tashmë është KLGJ që duhet të marrë vendim, por raste të tilla tha si duhen veçuar dhe çuar para përgjegjësisë.
Karamata: Rasti në fjalë s’ka të bëjë me performancën në detyre, tani po hetohet nga ILD për referencë në KLGJ, që duhet të marrë vendimin.
Gjyqësori është një sistem ku punojnë shumë kolegë, shumë të nderuar s’mund t’i bëjmë të gjithë bashkë, gjëra të rralla ndodhin kudo.
Rastet e tilla duhen evidentuar dhe çuar para përgjegjësisë. Jemi në reformë të thellë të drejtësisë, po krijojmë standarde të reja. E dimë që njerëzit janë janë të etur për drejtësi, reformat duan kohën e vetë të japë efekt.
Top Channel