Foshnja 18 muajsh ra në pus/ Gjyshja në gjendje të rëndë psikologjike: Po luante me gjyshin dhe na iku nga sytë!

03/06/2021 17:16

Gjyshja e djalit 18 muajsh, i cili humbi jetën dje (2 qershor 2021) në Nea Malgara, Selanik, është në një gjendje të rënduar psikologjike.

Sipas të moshuarës foshnja qëndronte në shtëpinë e tyre do ditë, por disa sekonda që ai i shpëtoi vëmendjes së saj dhe asaj gjyshit, ishin të mjaftueshme për t’u bërë fatale.

“Çdo ditë foshnja qëndronte këtu. Po shikonim fëmijën. Vajza ime punonte”, tha gjyshja e vogëlushit, i cili së bashku me burrin e saj ishin kujdesur për fëmijën çdo ditë.

Unë kam mëkatuar padrejtësisht. Po e kërkonim rrugëve me makinë, me biçikleta, me motor dhe ai nuk dukej askund. Vetëm një fqinj nga këtu e tha të vërtetën: ‘nëse bie në pus fëmija nuk jeton’. Ai po luante me gjyshin e tij atje pasi na iku nga sytë dhe ra në pus,. Ai ra në gropë dhe çfarë ndodhi, ndodhi”, tha gjyshja për mikrofonin e medieve greke.

Gjithçka ndodhi brenda pak sekondash, sipas një kushëriri të të moshuarës: “Papritmas fëmija u largua nga sytë e tyre. Askush nuk priste që kjo të ndodhte”.

Ku ishin gjyshërit kur foshnja humbi gjurmët

Gjyshja ishte në katin e fundit të shtëpisë kur ndodhi ngjarja tragjike dhe gjyshi, i cili ka probleme me lëvizjen ishte poshtë.

Nëna 37-vjeçare dyshohet se e la fëmijën në 12:00 te gjyshërit dhe u nisën për tek dentisti. Kur gjyshërit e kuptuan që djali i vogël po mungonte, ata filluan të pyesnin lagjen nëse e kishin parë. Në fillim, ata besuan se dikush e kishte rrëmbyer të voglin.

Për këtë arsye ata nuk njoftuan menjëherë autoritetet dhe po vazhdonin ta kërkonin. Nëna e tij erdhi në orën 12.40 dhe filloi të kërkonte fëmijën, si dhe bëri menjëherë njoftimin e policisë.

Kërkimet

Kërkimet nga policia dhe nga zjarrëfikësit që vazhdonin dhe nuk po e gjenin foshnjën, i bëri autoritetet të mendonin se ai kishte rënë diku. Në shtëpinë e të moshuarve kishte një pus dhe ishin dy hekura, të cilat ishin të përkulura dhe me gjak.

Menjëherë të gjithë e kuptuan se djali 18-muajsh kishte rënë brenda dhe filloi një proces i ankthshëm për ta nxjerrë atë.

Fatkeqësisht, ai u gjet pa ndjenja dhe lajmi se ai kishte humbur jetën shkaktoi tronditje dhe trishtim si në familje ashtu edhe në zonën përreth. Sipas medieve fqinje babai 50-vjeçar i fëmijës është shofer kamioni dhe po kthehej nga Athina në atë kohë.

FOTO GALERI
3/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA