Presidentja Osmani takohet me krerët e partive politike, data e zgjedhjeve lokale caktohet ditët në vijim

02/06/2021 19:34

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kabineti i saj kanë  përfunduar takimet me subjektet politike parlamentare, me të cilat është diskutuar data e zgjedhjeve lokale.

Në takime të ndara është diskutuar rreth datës së zgjedhjeve me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, z.Albin Kurti, u.d. kryetarin e  PDK-së, Enver Hoxhaj, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, përfaqësuesin  AAK-së, z.Besnik Tahiri, kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq si dhe me partitë e komuniteteve joshumicë: Vakat, RI, PAI, KDTP, IRDK, SDU, NDS, JGP dhe LPRK.

Presidentja Osmani i ka njoftuar subjektet politike se planifikon t`i bëjë ftesë BE-së për dërgimin e një misioni vëzhgues gjatë zgjedhjeve lokale.

Pas konsultimit me partitë politike, Presidentja Osmani ditëve në vazhdim pritet ta shpallë datën e zgjedhjeve lokale, të cilat bazuar në legjislacionin në fuqi, parashihet të mbahen në vjeshtën e këtij viti.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA