Lejuan ndërtimet pa leje, procedohen penalisht 4 punonjës të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit

02/06/2021 11:03
Foto Ilustruese

4 punonjës të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit janë proceduar penalisht pasi lejuan qytetarët që të kryenin ndërtime pa leje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në DVP Dibër, referuan materialet procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, dhe filloi procedimi penal ndaj shtetasve:

E.Xh., 37 vjeç, me detyrë Kryeinspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Dibër.

J.O., 32 vjeç; F.R., 33 vjeç; SH.I., 51 vjeç, të tre me detyrë Inspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Dibër.

Procedimi penal ndaj tyre ka filluar pasi dyshohet se kanë konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi duke mos kryer detyrat e tyre funksionale për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundraligjshme, kanë lejuar qytetarë që të kryenin ndërtime pa leje në territorin e Bashkisë Dibër.

Kujtojmë se vetëm një ditë më parë kryeministri Edi Rama tha se do ndëshkohen të gjithë ata që ndërtojnë dhe lejojnë ndërtimet pa leje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA