E maskuar si qymyr/ Policia në Spanjë habitet me kapjen e 860 kg kokainë të zezë, pa erë (fotot)

02/06/2021 18:25

Tre njerëz janë arrestuar pas kapjes së drogës të maskuar si qymyr në rajonin verior spanjoll të Castilla y León.

Policia spanjolle thotë se ka shkatërruar një rrjet trafikantësh që sillnin qindra kilogramë kokainë në Evropë duke e bërë ate të dukej si qymyr, dhe duke i hequr erën karakteristike për ta bërë të padallueshme nga qentë nuhatës.

Autortietet e Spanjës dhe Portugalisë kishin nisur hetimet e tyre mbi çështjen prej fillimit të 2020 kur vërejtën se një kompani tregtare përdorte disa organizata fasadë për të kryer importe të dyshimta që nuk i përshtateshin operacioneve të supozuara të biznesit.

Ata gjurmuan bizneset dhe arritën te një trafikant i njohur drogash nga rajoni Bask, i cili më parë kishte qenë i arrestuar për 11 muaj në Bolivi.

Oficeret kishin arritur më tej në një port portugez ku dy konteinerë me qymyr, rezultuan pozitivë për kokainë.

“Modeli i tyre i veprimit përfshinte një proces të komplikuar kimik për të kamufluar drogën si qymyr, një proces që kryhet nga kartelet meksikane dhe kolumbiane të trafikut, të cilat më tej furnizonin trafikantët në Evropë”, thotë në një deklaratë policia e Spanjës.

“Droga bëhej thuajse e padallueshme prej formës e ngjyrës së saj, shumë të ngjashme me qymyrin. Për më tepër, aroma karakteristike e kokainës ishte eliminuar dhe ajo nuk mund të dallohej as nga qentë nuhatës të narkotikëve.”

Oficerët zbuluan se trafikantët kishin vendosur 30 thasë me “kokainë qymyr” mes 1,364 thasëve të qymyrit të vërtetë, për të vështirësuar me shumë zbulimin.

Pesëdhjetë oficerë spanjollë e portugezë kishin ndjekur dy konteinerët që u transportuan me kamione nga Portugalia në veri të Spanjës, ku kokaina do të ndahej për t’u përftuar përsëri në laborator.

Por kur kamionët mbërritën në bazën industriale të bandës në Medina del Campo, në rajonin spanjoll të Castilla y León region, policia ndërhyri duke arrestuar tre njerëz e duke sekuestruar 862 kg kokainë.

FOTO GALERI
10/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA