Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas që posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike.

Sekuestrohen doza me lëndë narkotike kokainë, 2 aparate celular, një peshore e vogël elektronike dhe para të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, gjatë kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:

S. B., 31 vjeç dhe E. Z. (D), 33 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E. Z. (D), shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, 2 aparate celularë, një peshore të vogël që shërbente për peshimin e lëndës narkotike dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA