Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një deklaratë për mediat ditën e sotme ka komentuar rreth datës së votimit në Kuvend për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Në lidhje me seancën e Kuvendit, ai theksoi se deputetët do të marrin kohën e duhur për të diskutuar rreth raportit të Komisionit Hetimor.

Balla është shprehur se tashmë vendi ynë ka një Gjykatë Kushtetuese funksionale dhe mbetet në dorë të saj që të vlerësojë shkeljet kushtetuese të Metës.

Në shtator pritet nisja e punës së qeverisë dhe sipas rregullave është presidenti që thërret anëtarët, duke treguar edhe miratimin e qeverisë Rama, të cilën ai vijon ta kundërshtojë. Sipas Ballës, nëse kjo nuk ndodh anëtaret e kuvendit do të vetëmblidhen.

“Është një raport shumë konsistent prej 100 faqesh ku deputetët  e kuvendit do të marrin kohën e duhur. Kemi rënë dakord që seanca për shqyrtimin dhe votimin e shkarkimit të zhvillohet në datën 9 qershor ku kemi negociuar për kohën në dispozicion për diskutim dhe procedurat e shkarkimit. Shkarkimi nuk ka të bëjë me mua as me institucionin e kuvendit, Kushtetua është shumë e qartë që kuvendi e përfundon më 9 qershor dhe më pas datës 9 qershor është Gjykata Kushtetuese që do të vlerësojë nëse shkeljet e konstatuara janë shkelje të rënda. Nuk do të bëj asnjë koment deri në momentin që do të shprehet Gjykata Kushtetuese, na është dashur shumë punë për një Gjykatë Kushtetuese funksionale pas procesit të Vettingut. Kushtetua është libri i detyrueshëm për t’u zbatuar, ju e dini që presidenti në fund të muajit gusht është i detyruar të thirre seancën e parë të kuvendit, nëse nuk e ushtron kuvendi ne do të vetëmblidhemi. Sipas parashikimit do të jetë më 9 shtator dhe procedura e parë është verifikimi i mandateve, zgjedhja e kryetarit të kuvendit dhe votimit i përbërjes së këshillit të ministrave dhe programit. Me ligjstraturën së re, do të kemi një dialog konstruktiv opozitë-mazhorancë”, tha Balla.

 

 

 

Top Channel