Ish-pornostarja akuzohet për anti-semitizëm pasi pi ‘verë naziste’ dhe bën komente anti-Izrael (fotot)

31/05/2021 18:35

Mia Khalifa, ish-aktore e filmave për të rritur, tashmë e kryer në kritike të industrisë së pornografisë, është akuzuar së fundmi për anti-semitizëm pasi ka postuar foto të vetës duke pirë verë franceze të vitit 1943 dhe në komente quan Izraelin “shtet aparteidi.”

“Vera ime është më e vjetër se shteti juaj i aparteidit” shkruante Khalifa në postimin në rrjetin Twitter, ku tregon shishen e verës së vitit 1943 nga Charles Heidsieck, në kohën kur Franca ishte e pushtuar nga Gjermania Naziste.

Përdoruesit e mediave sociale ngritën kritika të shumta, duke akuzuar Khalifa për anti-semitizëm dhe konsum të një “vere naziste”.

“Po pi verë të prodhuar në 1943, në Francën e pushtuar nga Gjermania. Të lumtë që gjete kombinimin e duhur për anti-semitizmin tënd!” shkruante shkrimtari izraelit Hen Mazzig, ndërsa opinionisti amerikan Jack Posobiec pyeste, “Kush e drejtonte Francën në 1943 kur është prodhuar ajo verë?”

Megjithse Franca ishte e pushtuar nga Gjermania në vitin 1943, shishja e Khalifas shkruante në anglisht dhe referenca të tjera sinjalizonin se ishte prodhuar për tregun britnaik, siç ishte referenca “By appointment to H.M. King George VI”.

Pas kritikave, edhe Khalifa, origjina e se ciles eshte nga Libani, mohonte akuzat e anti-semitizmit duke thënë se vera kishte garanci nga mbreti britanik “Madhëria e tij George VI”.

Të tjerë komentonin se vera është prodhuar me rrushin e vjelur në 1943 por është futur në shishe e amblazhuar jo më herët se 1945, kur Franca ishte çliruar nga nazistët.

FOTO GALERI
2/3
Pas kritikave, edhe Khalifa, origjina e se ciles eshte nga Libani, mohonte akuzat e anti-semitizmit duke thënë se vera kishte garanci nga mbreti britanik “Madhëria e tij George VI”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA