Kosovë, FSK-ja po përgatitet: Kemi rritur kapacitetet luftarake për mbrojtjen e territorit

30/05/2021 13:51

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Shefi i Departamentit për Operacione dhe Trajnime në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Kolonel Ejup Maqedonci, thotë se stërvitja “Defender Europe 2021”, ka rëndësi të shumëfishtë për FSK-në.

Ai shpjegoi se FSK-ja gradualisht është duke ngritur kapacitetet luftarake për mbrojtjen e territorit të Kosovës. “Oficerët e FSK-së kanë marrë pjesë që në konferencat e para planifikuese të ushtrimit “Defender 21”, që kanë filluar një vit e gjysmë më parë”, shpjegoi ai.

E shfrytëzuam këtë stërvitje për dy aspekte kryesore: e para për validimin e kapaciteteve të këmbësorisë, e dyta, që ta vendin tonë ta bëjmë për të parën herë vend pritës, të një stërvitjeje të një niveli kaq të madh. Validimi që po u bëhet kapaciteteve të këmbësorisë së FSK-së, ka rendësi të veçantë, kur kemi parasysh që dy vite më parë, Forca e Sigurisë së Kosovës, ka ndërruar detyrat në kuadër të misionit, pra i është shtuar detyra e mbrojtjes së territorit dhe përgatitja e njësiteve të këmbësorisë së FSK-së. Validimi i kapaciteteve të këmbësorisë së FSK-së, nënkupton që FSK-ja, gradualisht është duke ngritur kapacitetet për mbrojtjen e territorit, pra kapacitetet luftarake për mbrojtjen e territorit të Kosovës”, ishte komenti i tij, ndërsa shtoi se mund të thuhet padyshim se me ketë stërvitje, SHBA-ja tregoi që Kosova mbetet brenda zonës së saj të influencës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA