Gjermania do kthejë sirianët, Merz dhe al-Sharaa bien dakord për refugjatët, plan për rikthimin e 80% në Siri 31/03 13:23
Pamje të rënda vijnë nga Greqia ku tregohen një grup punonjësish azili të moshuarish që tallen e torturojnë një të moshuar, duke shkaktuar zemërim.
Punonjësit e azilit abuzojnë me të moshuarën, duke i tërhequr buzën, prekur hundën, veshët dhe tallen mbi të, teksa e moshuara është e pafuqishme që t’i ndalë.
‘Ik nga këtu”, ulëret ajo në një moment.
Sipas medieve greke, ngjarja ka ndodhur rreth një muaj më parë në ishullin e Kretës dhe është pjesë e një hetimi të nisur nga autoritetet pas denoncimit të shumë qytetarëve se të afërm të tyre dhunoheshin sistematikisht nga punonjësit e një azili në këtë ishull.
Top Channel