Hoteli ku po rrinin në Vlorë u përfshi nga flakët, pushuesi nga Kosova: U hodha nga kati i dytë, kishte dhe familje të tjera…
16/08/2026 07:57
Një hotel në Lungomare të Vlorës është përfshirë nga flakët, duke alarmuar pushuesit që ndodheshin brenda.
Një prej pushuesve, me origjinë nga Kosova, ka rrëfyer momentet e frikshme gjatë rënies së zjarrit.
“U hodha nga kati i dytë, kishte edhe familje të tjera që u hodhën”, ka treguar pushuesi, duke përshkruar situatën e krijuar brenda hotelit.
Pas përhapjes së flakëve, në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur lokalizimin e zjarrit.
Si pasojë e ngjarjes, 7 persona janë dërguar në spital, ndërsa 3 prej tyre janë dërguar në Tiranë për ndihmë më të specializuar.
Hetimet për zbardhjen e rrethanave të zjarrit kanë nisur.
Top Channel