Mianmar, shkon në 828 numri i të vdekurve nga ushtria

28/05/2021 01:56

Junta ushtarake e Mianmarit ka vrarë një tjetër person, duke rritur numrin e të vdekurve në protestat kundër grushtit të shtetit të 1 shkurtit në 828, sipas një grupi lokal të monitorimit.

Një grua u qëllua në kokë nga ushtarët e juntës në fshatin Taw Seint në Qytetin Salin të Rajonit Magway të martën në mbrëmje, tha Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP) në një përditësim të mërkurën vonë. Rreth 70 ushtarë dhe policë sulmuan fshatin pasi “banorët pikturuan parulla që kundërshtonin sistemin arsimor nën regjimin ushtarak në portën e një shkolle të mesme lokale”, sipas portalit lokal të lajmeve “Myanmar Now”.

Viktima ishte 24-vjeçarja Saung Hnin Hmon, nënë e një vajze gjashtë-vjeçare, thuhet në raport. Në total 4.330 persona janë aktualisht nën paraburgim në Mianmar, ku 102 prej tyre janë dënuar, sipas AAPP.

Top Channel