Greqi, 4 dekada në BE/ Mitsotakis: Europa një koncept i zakonshëm për jetën, për ekonominë dhe shoqërinë

28/05/2021 01:32

Katër dekadat nga pranimi dhe me pas integrimi i Greqisë në gjirin e ngushtë të familjes së madhe europiane, kanë qenë tema e evenimentit të mbrëmjes të së enjtes në Pallatin Zappeion të Athinës, në prani të Presidentes dhe kryeministrit të Greqisë si dhe të Presidentit të Këshillit Evropian dhe kreut të PE.

Evropa është shumë më tepër sesa një fond, është një koncept i zakonshëm për jetën, për ekonominë dhe shoqërinë, i cili ofron të drejta, por gjithashtu lind detyrime ka theksuar në fjalën e tij kryeministri Mitsotakis.

‘Greqia e mban mend se gjithmonë në këtë një rrugë e trazuar, sa herë që kishte vështirësi hidhte syte nga Europa. Dhe Europa ishte gjithmonë atje për Greqinë, ashtu si edhe Greqia ka qenë dhe është këtu për Europën’- tha Mitsotakis.

Ceremoninë e 40 vjetorit të pranimit të Greqisë në BE e ka përshëndetur me një video edhe presidentja e Komisionit Europian si dhe zyrtarët e lartë të BE.

‘Evropa u ndikua nga Greqia. Ajo u formua falë Greqisë dhe Greqia u transformua falë Evropës. Ne nuk mund të ekzistojmë pa ju, ashtu si ju zgjodhët të mos ekzistonit pa Europën’- tha Michel.

‘BE ka nevojë për modernizim. Ne duhet të rregullojmë dhe të adoptojmë burimet dhe mjetet tona në mënyrë që të jemi në gjendje të trajtojmë sfidat e reja të globalizimit, financiare, ekonomike, mjedisore, sociale dhe ato të migracionit’- tha Sassoli.

Ngjarja, shënon gjithashtu hapjen zyrtare të debatit publik mbi Konferencën për të ardhmen e Evropës.

Top Channel