BE: Johnson & Johnson rrezikon të vonojë dërgesën e parë të vaksinave

28/05/2021 03:13

Gjiganti farmaceutik amerikan “Johnson & Johnson” është në rrezik të mos e arrijë synimin e tij për shpërndarjen e 55 milionë dozave të vaksinave antiCOVID-19 në Bashkimin Europian në tremujorin e dytë të vitit, konfirmoi sot një burim europian.

“Shkak për vonesën është një ndërprerje e prodhimit tashmë e zbuluar publikisht në SHBA, si edhe kufizimet e eksportit kombëtar për vaksinat e prodhuara plotësisht”, shpjegoi burimi.

Johnson & Johnson është një nga vetëm katër vaksinat e miratuara për përdorim në BE. Komisioni Europian negocioi një kontratë me firmën në tetor për 200 milion doza që do të dorëzoheshin nga marsi e tutje.

Deri më tani, më pak se 5 milionë doza janë shpërndarë në vendet e BE, plus disa shtete të tjera të lidhura me të, sipas Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

Top Channel