Ariana Grande thyen rekordin e pëlqimeve për një postim në Instagram/ Fotot e dasmës marrin mbi 25 milionë pëlqime

28/05/2021 22:39

Disa ditë më parë, Ylli i popit Ariana Grande është martuar me të fejuarin e saj Dalton Gomez, në fshehtësi të plotë.

Fotografitë e çiftit, që u realizuan në shtëpinë e tyre në Kaliforni, fillimisht u publikuan në Vogue dhe deri tani kanë arritur shifrën rekord të 25 milionë pëlqime në rrjetin social, Instagram.

27-vjecarja tha “po”-në e shenjtë para më pak se 20 personave fundjavën e kaluar. Grande njoftoi në dhjetor se ishte fejuar me agjentin e pronave të patundshme nga Los Angeles, 25 vjeçar.

Mediat amerikane thanë se ceremonia u zhvillua në pronën e këngëtares në Montecito, një vend i pëlqyer nga të famshmit në Kaliforninë Jugore ku duka dhe dukesha e Saseksit jetojnë po ashtu. Gomez është rritur në Kaliforninë e jugut dhe ka punuar në tregun e pronave luksoze për pesë vite.

Grande e ndau lajmin e fejesës së tyre para krishtlindjes në faqen e saj në instagram duke postuar një unazë me perlë dhe diamant në dorën e saj të majtë.

FOTO GALERI
2/14

Top Channel