Lemurët e rrallë ‘kërcimtarë’ shfaqin lëvizjet mahnitëse në programin evropian të mbrojtjes e shumimit (fotot)

27/05/2021 19:23

Dy lemurë kërcimtarë dukej se tundeshin me gëzim para kamerave së fundmi, pak pas ardhjes në kopshtin zoologjik të Chester në Britani, si pjesë e programit evropian të shumimit të specieve të rrezikuara.

Çifti i lemurëve të rrezikuar ‘sifaka’ nuk ishin parë më përpara në Evropë, teksa ecja e tyre e veçantë me kërcimet anësore, i bën ata të duken sikur po kërcejnë.

Lemurët tetë vjeçarë Beatrice e Elliot erdhën në kopshtin e Chester nga qendra e lemurëve në Karolinën e Veriut, 4,000 milje larg.

Tre çifte të tjera do të vendosen në kopshtet zoologjike të Gjermanisë së shpejti, për të ngritur një program të plotë të shumit të tyre në Evropë.

Kujdestarja Holly Webb, tha: “Kur janë në tokë, lemuret ‘Coquerel sifaka’ lëvizin në mënyra të çuditshme me kërcime anësore, e duke mbajtur krahët hapur për t’u ekuilibruar – prandaj duket sikur po bëjnë një kërcim elegant.”

Ndërsa kur janë në pemë ata hidhen nga një degë në tjetrën me një preçizion të pabesueshëm.

“Ata janë akrobatë të mahnitshën, duke kërcyer deri në 10 metra me këmbët e tyre të fuqishme”.

Lemurët Sifaka janë vegjetarianë dhe ushqehen me një përzierje bimësh të ndryshme.

Sifakas kanë si origjinë ishullin e Madagascar, por kanë humbur 80 përqind të popullatës në 30 vjet prej humbjeve masive të habitatit pyjor.

Kujdestari i kopshtit Mike Jordan, tha: “Lemurët sifaka janë një specie shumë e rrezikuar dhe ne po përpiqemi të krijojnë një mostër popullate të mbrojtur të tyre në Evropë, per të parandaluar zhdukjen”.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel