Një kliente e shokuar e një salloni solari gjeti një grua të vdekur në një prej kabinave të nxirjes, kur shkoi për një sesion abronxature në Austri.
Klientja bëri zbulimit e vrazhdë të gruas së vdekur 50-vjeçare në një prej platformave të nxirjes në salonin Deutsch Kaltenbrunn, në qytezën e Jennersdorf.
Gruaja e ndjerë kishte shkuar për një sesion në pajisjet automatike rreth orës 2.30 të pasdites dhe u gjet e vdekur rreth orës 4.45, shkruante gazeta vendase Kronen Zeitung.
Klientja që zbuloi trupin, ishte bërë e alarmuar kur pa që kabina ishte në përdorim, por prej saj nuk vinte asnjë zhurmë.
Pasi thirri për ndihmë, ajo dhe një person tjetër hapën me forcë derën e kabinës me një monedhë, ku gjetën trupin e pajetë të gruas.
Shërbimet e emergjencës erdhën me urgjencë në skenë, por gruaja nga Burgenland, nuk mund të shpëtohej. Autopsia kishte treguar se vdekja nuk ishte e dyshimtë.
Por edhe inspektimet në pajisjet e solarit nuk zbuluan asnjë defekt me to.
“Ne i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes,” tha një zëdhënës i qendrës së rrezeve.
Disa muaj më parë edhe në Britani, që e re që priste të martohej humbi ndjenjat e vdiq brenda kabinës së solarit në Manchester.
26 vjeçarja Jenna Vickers, u gjet vetëm kur pergjegjësja hapi me forcë kabinën e solarit dhe u përpoq ta shpëtonte. Gruaja e ndjerë i kishte thënë më herët miqve se po e injektonte veten me një produkt për të shtuar abronxaturën.
Top Channel