Japoni, mbi 1.500 biznese falimentuan për shkak të COVID-19

27/05/2021 09:50

Në Japoni, mbi 1.500 biznese kanë falimentuar që nga shkurti i vitit 2020 e deri më tani për shkak të ndikimit të koronavirusit.

Sipas lajmit të transmetuesit publik NHK, “Teikoku Databank” ka shqyrtuar kompanitë që kanë aplikuar për falimentim dhe likuidim gjyqësor që prej shkurtit 2020 e deri më tani.

Sipas kësaj, 250 kompani nga sektori i ushqimeve dhe pijeve janë renditur të parat në mesin e 1.500 bizneseve që kanë falimentuar në të gjithë vendin.

Në vitin e fundit kanë falimentuar 140 kompani ndërtimi dhe 89 kompani të strehimit në turizëm.

Në lajm theksohet se normat e falimentimit do të vazhdojnë të rriten nëse zgjatet për herë të tretë gjendja e jashtëzakonshme që zbatohet kundër pandemisë./AA/

Top Channel