Ftesë në 5/ “Pikant si Edi Rama” dhe “Ndryshim” për PD, njihuni me koktejin e kryeministrit e Berishës

27/05/2021 20:13

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Jurgen Hakani, baristi i talentuar shqiptar që prej vitesh ushtron këtë profesion në Itali.

Shumë i njohur dhe i komentuar në tiktok, Jurgeni tregoi se ka thyer rekorde në përgatitjen e koktejleve brenda një nate, duke kapur edhe shifrën e 600 të tillëve.

Gjatë intervistës ai zbuloi pse kishte emërtuar disa koktejle me emrat e artistëve të njohur si Noizy, Ermal Meta e Getinjo, ndërsa përgatiti live tre përzierje të veçanta.

E para shkoi për Bietën, me përbërës të thjeshtë e të freskët. Koktejli i dytë mbante emrin “Ndryshim” dhe ishte në ngjyrë blu posaçërisht për Berishën, ndërsa koktejli për kryeministrin përmbante ndër të tjera një sasi të madhe të piperit pikant.

Top Channel