Në konferencën e përbashkët për shtyp me Ministrin gjerman për Evropën, Michael Roth, Rama tha se Shqipëria është vend i përshtatshëm për pushime.
“Ndryshe nga sa perceptohej nga ministri gjerman i Shëndetësisë, Shqipëria është vendi më i përshtatshëm për të ardhur për të pushuar kësaj vere. Meqë ra fjala sot nuk ka më maska në rrugë nëpër Shqipëri” tha Rama.
Të njëjtin qëndrim pati dhe Roth, i cili u shpreh se është e rëndësishme të shmangen paragjykimet dhe se BE nuk le askënd vetëm. Ai premtoi më shumë angazhim dhe mbështetje për Rajonin e Ballkanit Perëndimor
“Është në interesin e Gjermanisë, BE, por dhe fqinjësisë që strategjia e përbashkët është të mbështetmi në mënyrë reciproke, të kemi s amë pak humbje jete është ideja dhe nëse Shqipëria është e suksesshëm në këtë drejtim, jemi dhe ne. Është e rëndësishme të shmangim paragjykimet. BE nuk le askënd vetëm, deri në 12 mld euro do vendosim në dispozicion në vitet e ardhshme për Ballkanin Perëndimor. Nuk dëshiroj që të lindë përshtypja që Rusia dhe Kina të jenë këtu shumë më ët angazhuara, në Rajonin e Ballkanit Perëndimor. Premtoj më tepër angazhim nga të gjitha shtete anëtare. Ju mund të keni gjithmonë besim nga Gjermania”, tha ai.
Top Channel