Rikthehen koncertet, Dua Lipa konfirmon pjesëmarrjen në festivalin ndërkombëtar “Primavera Sound 2022”

26/05/2021 16:24

Festivali Primavera Sound me bazë në Barcelonë ka prezantuar disa prej emrave të mëdhenj që do të performojnë në edicionin e radhës, në vitin 2022.

Koncerti i vitit të kaluar u anulua për shkak të pandemisë së Covid 19, ashtu siç do të ndodhë edhe sivjet.
Në 2022, Primavera do të zgjasë përreth dy javë nga 2 qershor deri më 12 qershor dhe disa nga artistët që do të marrin pjesë janë: Massive Attack, Jorja Smith, The Stokes, Gorillaz, Tyler, the Creator dhe Tame Impala.

Krahas tyre, në këtë eveniment e pranishme do të jetë edhe këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, raporton Telegrafi.

Lajmi u konfirmua nga vetë artistja, përmes një postimi në Instagram.
Deri më tani janë njoftuar 413 interpretues dhe ka edhe shumë të tjerë që do të zbulohen në vijim.
Biletat do të dalin në shitje më 1 qershor dhe mund të shfrytëzohen edhe ato të vitit që lamë pas.

Top Channel